Albërije Hadërgjonaj është këngëtarja shumë e dashur nga publiku e që lirshëm mund të konsiderohet një shembull i mirë për femrat, sidomos kur është në pyetje pozitiviteti i saj.

Gjithmonë ka treguar se kujdeset për bukurinë e saj në çdo formë vetëm për të bërë atë që e bën të ndihet e lumtur, shkruan “Kosovarja”.

Ajo po ashtu cilësohet si një grua e sinqertë pasi që gjithmonë i ka pranuar ndërhyrjet e saj estetike që ka bërë.

E përveç buzëve, tani Albërija ka ndërhyrë edhe në faqe duke bërë mollëzat.

Mbase dikush i konsideron të tepërta këto ndërhyrje, por për këngëtaren është gjithçka në rregull veç të duket mirë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË