Një video e transmetuar në nëntor të 2015-ës në Tgr Leonardo, u rikthye për të qarkulluar në rrjet dhe për të krijuar teori konspirative lidhur me COVID-19.

Në këtë video thuhej se shkencëtarët kinezë shartuan një proteinë të marrë nga lakuriqët e natës me një virus që shkakton SARS-in të marrë nga minjtë, duke krijuar kështu një supervirus që mund të godasë njerëzit.

Kjo video po interpretohet nga disa njerëz si një provë që virusi Sars-CoV-2 që shkakton COVID-19, është krijuar në laborator. Sipas kësaj hipoteze, shkencëtarët kinezë e kanë konceptuar virusin si një armë biologjike që ka shkaktuar pandeminë aktuale.

https://www.instagram.com/tv/B-Kdae7iphm/?utm_source=ig_embed

Komuniteti shkencor, nga ana tjetër, mohon rreptësisht që virusi Sars-CoV-2 të jetë krijuar në laborator.

“Gjëja më e pakuptimtë së fundmi është derivimi i koronavirusit nga një eksperiment laboratorik. Mos u shqetësoni, është 100% natyral, për fat të keq”, -ka shkruar virologu italian Roberto Burioni në Twitter.

Ndërsa Alessandro Casarin, nga Rai, shpjegoi se raportimi i 16 nëntorit të vitit 2015 u mor nga një botim i revistës “Nature”, por vetëm tri ditë më parë e njëjta revistë sqaroi se virusi i përmendur, i krijuar në laborator, nuk ka asnjë lidhje me Covid-19.

MUND TË JU PËLQEJNË