Jo në të vërtetë më së shpeshti është dikush që ju është e afërt ose së paku keni dëgjuar për të nga tregimet e tij.

Meshkujt e pabesë kanë zbuluar se si zgjedhin femrat me të cilat do të kenë “aktivitete jashtëmartesore”.

Procesi i tillë i zgjedhjes së femrës nuk është i rastësishëm, ata lidhur me të kanë menduar dhe më herët kanë planifikuar, ka zbuluar hulumtimi online i portalit për njohje të partnerëve për aferë Ashley Madison.

Nga 1.300 të anketuar, 27 për qind e meshkujve kanë pranuar që në rastet kur nuk kanë qenë të kënaqur me partneren e tyre, kanë provuar të joshin kolegen e punës.

Edhe pse “femra tjetër” shpesh përshkruhet si ndonjë joshëse misterioze, ajo në të vërtetë është dikush që ju është e afërt ose së paku keni dëgjuar për të nga tregimet e tij.

Meshkujt zakonisht për afër zgjedhin femrën të cilën e njohin më herët.

Një pjesë e tyre do të dëshironin të njihnin dikë të ri dhe të kenë kontakt të shkurtër seksual, i cili assesi nuk do të ndikonte në lidhjen e tyre të përhershme. Bile 99 për qind e meshkujve kanë zbuluar që kanë pasur afera apo që seriozisht kanë menduar të fillonin ndonjë.

Shumica ka deklaruar që motivi kryesor për kërkim të dashnores ka qenë seksi i cili do të kënaqte nevojat e tyre.

Të dashurit apo bashkëshortët e tyre i kanë tradhtuar 39 për qind e femrave, ndërkaq 35 për qind e tyre kanë menduar seriozisht për tradhti.

Më shumë se gjysma e femrave aferë kanë pasur pas lindjes së fëmijëve.

Femrat me rastin e kërkimit të partnerit për aferë të shumtën e rasteve shikojnë dukjen e tij, ndërkaq 43 për qind e tyre kanë zbuluar që afera ka qenë plotësisht e karakterit fizik, ndërsa më pak se 5 për qind kanë deklaruar që i ka joshur mashkulli me të cilin kanë mundur të kenë edhe lidhje intelektuale.

Shumica e meshkujve dhe e femrave thonë që afera ka qenë përpjekje për të pasuruar jetën e tyre dashurore.

MUND TË JU PËLQEJNË