Gili: Kësaj radhe kam zbuluar shumë të pathëna.

Këngëtarja sot ishte e ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” ku gjatë intervistës tregoi detaje të pa thëna më parë si për jetën private, ashtu edhe për atë profesionale.

Gili tregoi që i ka humbur 27 kilogramë për katër muaj e gjysmë me protekal dietën, nën përcjelljen e vazhdueshme të endokrinologes, Venera Berisha.

Këngëtarja u shpreh që po ndihet shumë më mirë tani, pasi që e kishte të vështirë të punonte kur ishte me mbipeshë.

Ndërsa, gjatë intervistës zbuloi që armiken më të madhe e konsideron djersën.

“Djersa, armikja ime më e madhe…Sidomos verës kur punojmë në dasma, e jemi të ngarkuar, e vijnë njerëzit me bë fotografi, duhesh me u fotografu, e me këndu live. Është luftë me të, boll luftë me të kam gjithë kohën.”, tha këngëtarja.

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja foli edhe për dashurinë. Me këtë rast ajo ka kujtuar fillimin e lidhjes me Ilir Beranin.

“Unë Ilirin e kam njoftë prej klasës së pestë fillore, e kam pas simpati… Mandej, nafakës nuk i dihet kurrë, Zoti deshi që prapë në shkollë të mesme me pas në klasë, në bankë edhe sot e atë ditë jemi bashkë”, tha artistja derisa u shpreh e kënaqur me këtë intervistë, duke thënë se ka zbuluar shumë të pathëna.

Gili gjithashtu tregoi që ka gati këngën e re, e cila do të jetë ritmike dhe ka mbetur të xhirohet vetëm videoklipi në qytetin e Tiranës./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË