Këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Me zërin dhe këngët e saja ajo fitoi zemrën e audiencës, dhe dashuria e madhe që kanë fansat e saj për të e motivojnë të vazhdojë edhe më tej, të krijojë e të interpretojë këngë të bukura, shkruan rtv21.

“Cika e hastretit” është projekti i fundit i saj me Engjin, e në intervistë te emisioni i përjavshëm “1 Kafe prej Shpisë”, tregoi se projekte të reja muzikore po vijnë e një prej tyre do të jetë bashkëpunim me Engjin. Ajo paralajmëroi edhe një bashkëpunim të mundshëm me renë e saj, Learta Jakupin e cila së fundi realizoi një koncert solistik.

Përveç projekteve muzikore, Shyhretja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale dhe ndan fotografi të shumta, e jo rrallë edhe me fëmijët e saj. Së fundi ka publikuar një fotografi me dy vajzat e saj, Engjin dhe Gresën dhe djalin e saj, Lumin.

Si çdo nënë afër fëmijëve të vetë edhe Shyhretja duket mjaft e lumtur pranë tyre. Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli dhe bashkëshorti i saj, Luli kanë pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djemë.

MUND TË JU PËLQEJNË