Këtë të diel Xhensila e kaloi me familjen e saj dhe të motrën, Alba e cila tashmë është e njohur.

Ndonëse Xhensila këto ditë është larguar nga rrjetet sociale për të shijuar pushimet, e motra na zbuloi vendndodhjen e saj me fotot e videot e postuara.

Alba postoi fillimisht një video ku shfaqet duke u argëtuar me Xhensilën teksa rrotullohen të kapura pas dore.

Ndërsa në videon e rradhës Alba shfaqet duke pozuar në breg të detit, por Xhensila e prish setin fotografik duke shkuar me vrap e duke tentuar ta hedhë motrën në ujë.

“Ana e errët e Xhensilës”, shkruan Alba me humor teksa në fund të video shihet se ajo i shpëton Xhensilës ndërsa këngëtarja e ndjek.

MUND TË JU PËLQEJNË