Mbretëresha e muzikës pop, Madona, i ka mbushur 61 vjet, ndërsa festa e ditëlindjes së saj do të zgjasë tri ditë.

Këngëtarja edhe një herë ka treguar se “vitet janë vetëm numra”, duke e nisur me stil festimin e ditëlindjes së saj.

Ajo ka marrë vëmendjen me veshjen e saj – me kostum të një gjenerali ushtarak – teksa dëgjohet në video duke thënë: “Urime ditëlindjen mua”.

Një pjesë të atmosferës ekstravagante nga festa, Madona e ka ndarë me fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale përmes fotografive dhe videove të publikuara. “Ky është fillimi i tri mbrëmjeve madhështore festive”, ka thënë këngëtarja. /kultplus

MUND TË JU PËLQEJNË