Data po afron. 21 shtatori për këngëtarin Blero dhe modelen Afrona Dika, është dita më e veçantë në jetën e tyre.

Pikërisht me këtë datë ata do ta kurorizojnë dashurinë e tyre me martesë, shkruan “Kosovarja”.

Çifti kanë nisur përgaditjet e dasmës qysh moti, ku pritet të jetë një aheng madhështor.

Herë pas herë janë zbuluar detaje nga orgaizmi i dasmës, kurse sot duke qenë se data po afron çifti kanë bërë publike ftesat e tyre për mysafirët.

Për ftesat ata kanë zgjedhur tri ngjyra e bardha, e kaftë dhe ngjyrë qumështi, shije kjo e cila ka dalë mjaftë mirë.

Një model interesant i cili me siguri do të pëlqehet edhe nga të ftuarit.

Dasma pritet të jetë madhështore me 600 të ftuar, shumë prej tyre do të jenë fytyra publike./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË