Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) vlerëson si shqetësim defilimin e veturave nëpër qendrën e qytetit të Vitisë, ku pjesëmarrësit në ceremonitë familjare të cilat organizohen kryesisht në muajin e verës janë duke festuar me nxjerrjen e trupave të tyre nga makina në lëvizje.

Ky veprim, sipas EVSB-së, përveç që është ne kundërshtim me rregullat e komunikacionit përbën edhe rrezik për jetën e atyre, të cilët veprojnë në këtë mënyrë, transmeton Koha Ditore.Defilimi i dasmorëve të cilët po shkelin rregullat e komunikacionit po ndodh në zonën e qytetit ku edhe gjendet Policia e Kosovës, Gjykata në Viti dhe objekti i Komunës.

EVSB-ja është duke kërkuar që institucionet, të cilat janë përgjegjëse për sigurinë në komunikacion të dënojnë ata shoferë të cilët lejojnë që pasagjerët e tyre të dalin nga automjetet. EVSB-ja vlerëson se në këtë periudhë kohore ka probleme edhe me organizimin e komunikacionit dhe situata e tillë është duke i frustruar pjesën më të madhe të qytetarëve.Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, kërkon nga institucionet që të merren masa për këto raste e të mos ketë tolerancë ndaj drejtuesve të automjeteve.

MUND TË JU PËLQEJNË