Dyshja e njohur dhe shumë e pëlqyer Blero Muharremi e Afrona Dika, janë ndër çiftet më të përfolura në mediat rozë.

Përveç karrierës, është përfolur mjaftë shumë edhe jeta e tyre private, shkruan “Kosovarja”.

Pas ndarjes nga aktorja Teuta Krasniqi, të gjithë kanë qenë kurreshtarë për lidhjen e Bleros me Afronën dhe raportin që ajo ka me vajzeën e tij Tarën.

E këtij interesimi të njerëzve modelja e njohur, Afrona Dika u ka dhënë një përgjigje.

Ajo vazhdimisht ka treguar se është shumë e lidhur me Tarën, vajzën e të dashurit të saj.

Se raporte mes tyre janë të mira e kanë dëshmuar shpesh.

Ato janë parë jo rrallë bashkë në aktivitete të ndryshme familjare, ku nuk ka munguar kujdesi i Afronës ndaj Tarës.

Këtij raporti sigurisht që i ka paraprirë edhe vet këngëtari Blero i cili gjithmonë ka gjetur kohë si për Afronën ashtu edhe për Tarën, ku kanë kaluar mjaftë kohë bashkë.

E ditën e premte, Blero e Tara si duket janë të mërzitur. Arsyen e ka treguar vet këngëtari.

Derisa kanë përgaditur bashkë me vajzën ëmbëlësira, Blero ka treguar po ju mungon shumë Afrona.

Të paktën kështu e kuptojmë nga një storje që ka ndarë ai në Instagram.

“Na mungon e dashur”, ka shkruar ai.

Ndryshe çifti janë duke mu marrë me përgaditjet për dasmën e tyre e cila pritet të realizohet shumë shpejtë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË