Genc Prevukaj përpos karrierës së tij si reper, ai e kishte provuar fatin edhe në politikë, madje për një kohë kishte punuar edhe në Ministrinë e Kulturës

Genc Prelvukaj është emëruar sot udhëheqës më i ri i shoqatës APIK.

APIK është një shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë, shkruan GazetaExpress.

“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojme shume suksese ne vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës se autorit ne vendin tone”, ka shkruar në Facebook, kompozitori Florent Boshnjaku.

Kujtojmë se Genci kishte punuar shumë në Ministri të Kulturës që të miratohet në Kuvend të Republikës së Kosovës, Ligji për të Drejtat e Autorit.

Edhe pas miratimit ai është njëri prej artistëve që më së shumti e ka ngritur zërin për vjedhjen e të drejtave të autorit në Kosovë.

MUND TË JU PËLQEJNË