Reperi i njohur shqiptar Genc Prelvukaj ka arritur të jetë me vite të tëra zëri më i dashur për publikun shqiptar, kjo për arsye se të gjitha këngët që i sjellë pasqyrojnë realitetin dhe arrijnë që të pëlqen shumë.

Përveq që njihet si një nga reperët më të përkushtuar për punën e tij shumë vjecare, Genci njihet edhe si patriot që gjithmonë arrin ta shprehë dashurinë që ka për vendin, shkruan Kosovarja.

Edhe sot me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Genci është kujdesur ti shkruaj disa fjalë më të cilat arriti ti emocionojë të gjithë ndjekësitë e tij.

“Dukagjinët kishin territorin e vet dhe flamurin e tyre, Muzakajt dhe Topiajt po ashtu, Spanët dhe Jonimet kishin principatat e veta dhe stemën sikurse Zenebishtet, Kastriotët, Arianitët, Balshajt etj. Megjithatë, shekuj pas shekujve, kufinjtë u zhdukën, stemat u shkrinë, familjet feudale ranë, principatat me nuansa shteti shkuan dhe mbi gërmadhat e tyre qëndroi një popull. Më pas u forcua koncepti i përkatësive fisnore. Dikush Shalë e dikush Berishë, njëri Kastrat e tjetri Grudë, një bjeshkë Shkrel e tjetra Kelmend, e kështu me radhë. Edhe ato kishin bajraktare, norma të dallueshme ligjore e territor por sërish një etni ishte mbi ta. Edhe sot, jetojmë me disa specifika të ndryshme, në disa shtete, me stema e rregulla jo të njëjta juridike, por sërish mbi të gjitha këto është një popull. Si përmbledhje, asnjë forcë, rrethanë apo krijesë politike nuk i ndau shpirtërisht shqiptarët dhe asnjë e tillë nuk do t’i ndajë kurrë. Stuhitë vijnë e shkojnë. Ato më parë na marrin shpirtin se sa ndjenjën mbi të cilën u formuam; ndjenjën e të qenit shqiptar. Kështu që festa e sotme e shkurtit, sikurse festa e mëvonshme e nëntorit janë festa të tërë shqiptarëve sepse në të dyja rastet shporrem përgjithmonë pushtues e sundues nga tokat që historikisht na takuan si komb. Urime, siç e kemi në kulturë : me dorë në zemër”., ka shkruar Genci ne mbishkrimin e fotografisë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË