Genc Prelvukaj vazhdon të ngelet ndër ata artista që në këngët e tij çdo herë pasqyron një realitet qoftë aktual apo historik të mëparshëm, mëqë njihet edhe si patriot i madh.

Por, në këngën e fundit reperi ka dalë jashtë petkut të patriotizmit, ai ka lansuar një këngë që siç duket është preokupim i shoqërisë e më tepër i meshkujve kur shohin femra të tilla,të dhëna kryesisht mas materializmit, shkruan “Kosovarja”.

Kënga e tij u adresohet atyre femrave që po bëjnë jetë luksi e të papuna, por termat që ka përdorë reperi përveç se janë të qëlluara po ashtu janë po edhe aq thumbuese.

Në njërën prej vargjeve thotë: Se kuptoj këtë punë teshat ‘Armani’ e Gucci’, por gjithmonë e papunë.

Por, thumbimi nuk ndalet këtu.

“What a drama”, Kur t’shpisë i rren që bon pare me reklama, nstory e post ose n’blog , a knej secili plak të porosit me katalog”, thotë Genci duke vazhduar të thumbojë akoma më rëndë./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË