Të enjtën në teatrin kamertal në AAB është dhënë repriza e shfaqjes Bretkosa.

Por për dallim nga reprizat tjera sonte aktori kryesor i shfaqjes Ilir Tafa është lënduar gjatë lojës kur është thyer një xham.

Më këtë rast aktori Tafa e ka vazhduar shfaqjen sikur mos te kishte ndodhur asgjë.

Lajmin për lëndimin e Tafës e kanë konfirmuar ekipi i shfaqjes “Bretkosa”. Një pjesë e xhamit të thyer aktori e ka hequr nga dora pas përfundimit të shfaqjes.

Me këtë lëndim aktori Ilir Tafa rrezikon edhe xhirimet në Sarajevë me datë 22 prill, në filmin e Mirolsav Mandic, i quhet ‘’Kadifice.

MUND TË JU PËLQEJNË