Shyhretja rrezaton në mesin e vajzave dhe resë Shyhrete Behluli është ndër bilbilat e muzikës popullore, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun me projektet e saj, gjë të cilën vazhdon ta bëjë edhe sot.

Përveç Shyhretes, pjesë e estradës muzikore nga familja e saj është edhe vajza e saj, Engjëllusha, e cila me projektet që ka sjellur deri sot ka arritur që të fitojë zemrat e shumë njerëzve.

Si nëna, ashtu edhe e bija përmes rrjeteve sociale po qëndrojnë afër fansave të tyre, duke publikuar imazhe dhe video të ndryshme.

E kur jemi te fotot, së fundmi vajza e Shyhretes ka hedhur në instastory një imazh të bukur, në të cilin shihet së bashku me motrën, nënën dhe kunatën, shkruan rtv21.tv.

“Bukurit e mia”, ka shkruar Engjëllusha krahas imazhit të hedhur për 128 mijë ndjekësit e saj në instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË