Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku dje publikoi këngën më të re që titullohet “Swag”. Kënga mori vëmendje të madhe të publikut pasi që teksti trajtonte jetën e saj luksoze që bënë.

Kënga mori vlerësime të ndryshme nga qytetarët, por komenti që më së paku pritej ishte ai i artistit amerikan, Jason Derulo. Ai në postimin e fundit të Morenës komentoi dy emoji të zjarrit, kështu duke lënë të nënkuptohet qëika pëlqyer këngën e saj.

Dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale deri më tani dhe siç duket ky koment ishte një surprizë e bukur për Morenën. “Swag” u publikua dje nga Morena dhe deri më tani numëron mbi 491 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË