Dasma madhështore, pushimet luksoze e fama që morën, si duket nuk po u mjaftojnë Hamzës e Gëzimes.

Djali dhe reja e këngëtarës së njohur Remzie Osmani, po shkojnë gjithmonë një hap me tutje, shkruan “Kosovarja”. Ata për javë të tëra qënduan të parët në listë, fillimisht për dasmën që bënë e pastaj për dukjen e raportet e tyrë që i shpalosën në rrjetet sociale.

Gëzimja, si një fëmër e bukur që është nuk e pati vështirë të rrëmbejë vëmendjen e publikut e të komentohet vazhdimisht, ngase imazhet që ajo nxori në llogarinë e saj në Instagram ishin për komente e lavadata.

Përveç këtyre për të u flit edhe modestia karshi traditave e zakoneve dhe raporteve të mira që ndërtoi me familjen e bashëshortit.

E kjo arrihet vetëm kur dashuria ndaj atij që e don është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Gjithë këtë harmoni e dashuri mes vete dhe momentet që i kaluan bashkë, Hamza e Gëzimja i përmblodhën në një ‘libër’ ku e emëruan me titullin “Çdo gjë është e bukur bashkë”.

Këtu ata i përmbledhen disa nga fotografitë e dasmës, të cilave ua shtuan edhe disa fjalë dashurie duke e bërë tamam një libër që do u mbetet kujtim gjithë jetën.

“Edhe sikur përjetësia një ditë të mbarojë, prapë do të dashuroj, në çdo botë të re, pambarim”, është njëra nga thëniet që ata kanë përdorur në këtë libër.

Revista “Kosovarja” iu sjellë disa pamje të librit të tyre:

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË