Modelja bukuroshe Afrona Dika dhe këngëtari i njohur Blero, kanë vendosur ta kurorizojnë dashurinë e tyre me martesë.

Çifti ka disa muaj që janë duke bërë përgaditjet për dasmën e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Ata e kanë caktuar edhe kohën kur do ta bëjën dasmën duke zbuluar detaje nga kjo ceremoni.

Afrona ka treguar se festën e beqarisë do ta organizojë në Mykonor, të Greqisë.

Ajo me shoqërinë e saj të ngushtë po qëndron në Greqi, ku nga atje ka publikuar pamje në Instagram.

Bashkë me pamjet e bukura nga ky vend, afrona ka ndarë edhe një imazh që shfaqet këndshëm si çdoherë.

Me sa kuptojmë nga fotografia Afrona mezi pret ta nis ditën me kafe ngase edhe ka shkruar “Kafe ju lutem”, teksa në tavolinë shihet një trëndafil i bardhë, bukuria e të cilit kotestohet përballë Afronës.

Ndryshe dasma e Afronës dhe Bleros siç kanë treguar çifti pritet të bëhet në muajin shtator./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË