Reperi Fero mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Gjesi” në T7 ku foli për projektin e tij të fundit “Ride or Die” ku pjesë e klipit është dhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli.

Por, krahas projektit, Fero tregoi se tashmë ai ka filluar në njëfarë mënyre të zbutej pak, duke qenë se dhe kënga me Zappin i dedikohet dashurisë.

Ndonëse mendon se është më i miri, ai dha edhe një mesazh për reperat e estradës.

“Unë jam duke punuar shumë. Arsyeja pse këngën “Ride or Die” dhe atë të fundit me Zappin i kam kënduar dashnisë është se unë vetëm një rrjesht me e çitë në këngë qajnë 10 repera, kështu dua që reperat të ndjehen rehat pasi ata po qajnë, kështu unë nuk dua të bëjë rep. Kur e di që ata janë keq, unë nuk mundem me repovat, se s’dua të ndjehen keq”, u shpreh Fero.

Gjithashtu Fero ka zbuluar se projekti i radhës është solo dhe pritet vetëm klipi të realizohet, ndërsa sa i përket një bashkëpunimi të mundshëm me Getoar Selimit, Fero tha se diçka e madhe mund të ndodhë me të./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË