Jackie Chan ishte në Taiwan për promovimin e albumit të tij muzikor.

Jackie Chan suksesin që ka arritur në kinematografinë botërore, të njëjtën gjë tani po e bën edhe me muzikë, shkruan Africannews.

Aktori ishte së fundmi në Taiwan për ta promovuar albumin e tij muzikor që titullohet “I Am Me-Jackie Chan” punimet për të cilën zgjatën jo më pak se katër vite.

Ylli i arteve marciale ishte bashkëpunues edhe në shumë albume të tjera, por ky është albumi i tij i parë solo qe 16 vite.

“Ky album përmban këngë që praktikisht, janë rrëfime të jetës sime. Janë këngë për njerëzit që kam dashur, për ata që janë larguar dhe që s’do ti shoh më kurrë, këngë të kushtuara tim biri e ndonjë gabimi të tij, këngë që i tregojnë atij se nuk duhet të dorëzohet. Unë i këndoj gjithashtu edhe gruas sime, babait e nënës, fansave të mi, miqve, paqes dhe dashurisë universale” u shpreh Chan gjatë një interviste. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË