Sot shumica e femrave shqiptare sidomos fytyrat e njohura të shoubizit nuk e preferojnë natyralitetin por ekstravagancën.

Viteve të fundit madje janë shtuar në numër femrat që kanë bërë ndërhyrje kirurgjike duke provuar të duken më bukur, shkruan “Kosovarja”.

Këtë fenomen dikush e sheh si normale e për të tjerë është mjaftë shqetësuese.

Thirrje të gjitha femrave që të duken sa më natyrale u bën këngëtarja e njohur Adelina Thaçi.

Ajo sot përmes një postimi në Instagram bën një shkrim në formë thirrje që ta duam vetën ashtu siç jemi.

“Te Mundohemi te jemi sa me natyrale, te jemi vetja, jo kopje e dikujt,bukuria e seciles eshte unike, dhe pikerisht pse jemi te ndryshem ka veçantine e saj,andaj me mire te jemi gjithehere vetja.
Çdo rrudhe e jona natyrale eshte e bukur, te kujdesemi gjithehere. Dhe gjitheçka ne kohen e vet!Kjo eshte motoja ime!”, tha ajo krahas një fotografie ku duket thjeshtë dhe bukur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË