Një video që po qarkullon së fundi në rrjete sociale ka alarmuar qytetarët. Aty vërehen disa biskota të ardhura nga Turqia, ndërkaq në momentin që hapen, brenda tyre shihen disa tableta të dyshimta

Faqe të ndryshe në Facebook, përmes një video të shpërndarë, kanë alarmuar se në disa biskota që prodhohen në Turqi, janë gjetur disa tableta të dyshimta.

Në video e cila nuk dihet nëse është bërë në Kosovë, shihet një person duke hapur paketimin e këtyre biskotave të cilat gjenden edhe në tregun tonë, e për të cilat po thuhet se kanë medikamente të dëmshme për fëmijët.

Por ajo që dihet është se biskota të njëjta shiten edhe në Kosovë, prandaj kjo po shqetëson qytetarët të cilët e kanë shpërndarë videon duke apeluar që të bojkotohet ky produkt.

MUND TË JU PËLQEJNË