Prej më shumë se dy vitesh tashmë, në mediat rozë është folur për një lidhje të mundshme mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës dhe së fundmi u tha se ata janë ndarë.

Ndonëse çifti as nuk e ka mohuar apo pohuar si lidhjen dhe ndarjen e tyre publikisht, deklaratat e tyre kanë lënë të nënkuptuara se mes dyshes ka patur diçka dhe shpesh herë ngacmohet lidhur me këtë.

I ftuar së fundmi në “Wake up”, Zerka u pyet lidhur me raportin që ka me këngëtaren, ku me shaka tha që e ka gozë teze.

“E kam gocë teze. (qesh). Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë Zerka u lidh Zerka u zgjidh. Jemi shok shoqe, koleg shumë të mirë.” , ka thënë ai teksa ka shtuar se shpreson që shoqëria e tyre të zgjasë shumë”, ka thënë Zerka.

MUND TË JU PËLQEJNË