Vesa Luma ishte mbrëmjen e djeshme e ftuara speciale e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u përball me disa pyetje të sikletshme të fëmijëve.

Duke qenë se ajo ka kohë që po jeton larg bashkëshortit Big Basta, i cili ndodhet në Zelandën e Re, nuk mund t’i shpëtonte kuriozitetit të fëmijëve se përse po jetojnë të ndarë.

Vesa u shpreh se të dy e përjetuan keq largësinë, por kjo gjë do të marrë fund sapo të mbarojë projektet që ka nisur. Vesa ka në plan të mbajë një tur koncertesh në Shqipëri e Kosovë, dhe një album të ri që do të vijë shumë shpejt:

“E përjetuam ndarjen shumë, por ai do vijë shumë shpejt, e nuk do jetë më i mërzitur Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recitale në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë”, u shpreh këngëtarja.

MUND TË JU PËLQEJNË