Këngëtarja e njohur Vesa Luma prej fëmijërisë është marrë me muzikë duke qënë e dalluar për zërin e saj të veçantë e të shkolluar.

Ajo arriti ti bëj për vete muzikëdashësit e të gjitha gjeneratave duke u veçuar për secilën paraqitje, shkruan Kosovarja.

Çiltërsia dhe pozitiviteti që posedon e bën të jetë e afërt me fansat e saj, edhe pse është larguar për në Zelandë të re së bashku me bashkëshortin dhe djalin, po mundohet të jetë aktive në rrjete sociale që ndan imazhe të ndryshme nga atje por duke mos harruar asnjëherë prejardhjen.

Muaji mars ngjall ndjenja patriotizmi, ku kësaj radhe duket se edhe djali i Vesës është duke e perjetuar këtë ndjenjë të veçantë.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale shihet djali i Vesës duke dëgjuar këngën e Shkurte Fejzës dhe duke bërë shqiponjën me duar.

Sigurisht krenohet që është shqiptar!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË