Afërdita Demaku është ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në vendin tonë, shkruan Kosovarja.

Për shkak të interpretimit mrekullueshëm të konfirmuar, që në fillim të karrierës ajo po vazhdon të mbetet më e kërkuara.

Ajo po ashtu ka një agjendë të ngjeshur me ahengje e mbrëmje të shumta muzikore, por nuk i lë anash as momentet familjare.

Madje, ka ditë që ajo po qëndron për pushime në Maldive me burrin e saj.

Me këtë rast, ajo sot ka postuar edhe një fotografi bashkë me të shoqin, ku shihen mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Por, ajo që lë përshtypje është përshkrimi që Afërdita i ka vënë fotos: “40 vite Jetë si 40 minuta”.

Gjë që na lë të kuptojmë se ajo sot po feston 40 vjetorin e lindjes dhe se dhurata më e bukur për këto vite është bashkëshorti i saj.

E jo më kot, thonë që momentet e bukura me njerëzit që i do ecin më shpejtë se zakonisht./Kosovarja/.

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË