Xhensila Myrtezaj është artiste shumë e dashur për publikun, e cila numëron fansa të shumtë.

Ata ia shprehin dashurinë këngëtares në mënyra të ndryshme, e një prej tyre është duke i dërguar dhurata.

Ajo publikoi së fundi një video, në të cilën tregon se fansat i dhuruan asaj portrete me mbishkrime të ndryshme, duke e lumturuar pa fund.

Në video shihet Ajka e vogël teksa po shikonte dhuratat që fansat ia kanë bërë Xhensilës.

Kujtojmë se “Sekreti im” titulohet projekti i fundit nga Xhensila Myrtezaj, ndërsa po punon rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË