Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dje publikuan projektin e tyre të ri.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë realizuar me videoklip këngën “Duamë”.

Këtë projekt, ata e finalizuan gjatë pushimeve në Maldive, ku edhe kurorëzuan dashurinë disavjeçare me martesë.

Në videoklip, ata sjellin pamje nga kurorëzimi i tyre, ndërsa kënga ua ka rrëmbyer zemrat të gjithëve që në momentin kur e kanë dëgjuar.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj përmes një postimi në Instagram, ka uruar çiftin për këtë projekt.

“Syt, dhe veshet me kte kenge, dhe video. Bekuar qofshi @miriamcani @albanskenderaj
#Duam Shijojeni”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË