Morena Taraku është emër shumë i lakuar në shtypin rozë. Morena Taraku njihet për paraqitjet me të cilat merr shumë vëmendje në publik, e në të cilat shfaqet pothuajse çdo herë ndryshe.

Në një fotografi që e publikoi së fundi në rrjete sociale, ajo ka befasuar të gjithë me ndryshimin drastik që ka bërë në pamje.

Ajo u fotografua para pasqyrës me flokë jeshile, pamje me të cilën mezi njihej, por dukej joshëse si çdo herë.

Për ndryshe, Morena Taraku së fundi përmes një fotografie tejet provokuese ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, ku u shfaq nga shtrati. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË