Përbërësit

500 gr karrota

250 ml vaj

200 gr sheqer kafe
kanellë

175 gr miell

100 gr sheqer

100 gr arra

1 lugëz sodë bikarbonë

1/2 pluhur pjekurinash

4 vezë

Për kremin:

400 gr krem djath

200 ml pana ëmbëlsirash

200 gr sheqer pluhur

100 gr gjalpë

Përgaditja

Hapi i 1

Karrotën grijeni në rende e shtojani arrat e grimcuara.

Hapi i 2

Shtoni miellin, pluhurin për pjekurina, sodën bikarbonë, kanellën e sheqerin.

Hapi i 3

Shtoni vajin dhe vezët një nga një.

Hapi i 4

Masën ndajeni në dy pjesë dhe të dyja piqini në kallëpin adekuat në furrën e parangrohur në 175 gradë për 30 minuta.

Hapi i 5

Gjalpën e mbajtur në temperaturë dhome miksojeni e shtojani krem djathin, pananë për ëmbëlsira dhe sheqerin pluhur.

Hapi i 6

Miksojini mirë të gjitha derisa të fitoni një krem të fortë dhe me të lyejeni njërën petë.

Hapi i 7

Sipër kremit hidhni edhe petën tjetër, ndërsa me kremin e mbetur lyejeni tortën.

Hapi i 8

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË