Kjo recetë mbanë emrin “Gibanica” dhe është e lëngshme, me ajvar dhe kërpudha, recetë kjo e cila është ideale për një mëngjes të shijshëm për të gjithë familjen.

Përbërësit e nevojshëm:

500 g kore të hollë për byrek

2 hudhër

400 g kërpudha

4 lugë gjelle Ajvar

2 dl ujë mineral

1 dl vaj

krip dhe piper

Mënyra e përgatitja:

Pritini hudhrat në kube së bashku me kërpudhat dhe fërgojini deri sa lëngu të shterrët i gjithi. Shtoni ajvar, ndërsa para se të përfundoj fërgimi shton melmesat.

Tepsinë e rrumbullakët lyejeni me vaj, pastaj vendosni së pari dy peta. Shtoni pak nga filli dhe mbulojeni me petë. Këtë vazhdojeni derisa të ju mbarojnë përbërësit.
Pastaj sipër shtoni vaj ulli dhe ujin mineral.

Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të skuqet lehtë.

MUND TË JU PËLQEJNË