Patate të pjekura për drekë, ushqimi që duhet të jetë në tryezat e të gjithëve.

Përbërësit:

Patate te pjekura, të ftohura pak,

gjalpë i shkrirë,

kripë dhe piper i zi i bluar,

djathë i copëtuar kaçkavall ose ndonjë lloji qe ju pëlqen juve.

Përgatitja:

Mbushja; zgjidhni çfarë të dëshironi si për shembull perime presh, proshutë speca të grira etj.

Furrën e ngrohim paraprakisht në 250 gradë.

Prejmë në fetë një shtresë nga pjesa e sipërme e secilës patate. Përdorni një lugë për të larguar fetat nga brenda edhe jashtë, duke lënë një shtresë të hollë në patate . Pjesët e patates të larguara nga brenda mund t’i përdorni për pire ose ndonjë gatim tjetër.

Me furçë lyejmë brenda çdo patate me gjalpë të shkrirë dhe me pak kripë dhe piper. E mbushim me një shtresë djathë të copëtuar në çdo patate dhe pastaj shtoni mbushjen sipas dëshirës (me perime, mish proshute,presh etj) Plotësoni çdo patate rreth 3/4 e plotë. Thyeni një vezë në çdo patate. Shtoni pak pak më tepër kripë dhe piper,dhe një shtresë me djathë shtesë nëse dëshironi.

Vendosni patatet në një fletë pjekje dhe piqni ato për rreth 20 minuta

MUND TË JU PËLQEJNË