Modelja e njohur dhe shumë e këndshme Afrona Dika, është ndër femrat më të komentuara të ‘showbizit’.

Fama e saj u rrit edhe më shumë, pas lidhjes me këngëtarin e njohur Blero, shkruan “Kosovarja”.

Çifti janë duke bërë përgaditjet e fundit për martesën e tyre, që do të organizohet në verë të këtij viti.

E dashurinë e tyre, ata nuk kanë hezituar ta shfaqin asnjëherë në publik.

Kurse së fundi është Afrona ajo e cila e ka dhënë një vlerësim për dashurinë:

“Dashuria është lule që duhet ta leni të rriteni”, ka shkruar ajo në Instagram bashkë me një fotografi të ëmbël të saj.

Në prag të martesës, ajo po ndihet e lumtur dhe e bekuar me personin që do ta kurorizojë dashurinë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË