Edhe dita e sotme do të ju gjej të vetizoluar, andaj këto biskota të shëndetshme me banane dhe hurme duhet t’i provoni.

Përbërësit e nevojshëm:

2 banane

2 gota tërshërë

rreth dhjetë hurme

një grusht arra

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

krip

arra të bluara

kanellë

vaj ose gjalpë

Mënyra e përgatitjes:

Lyejeni tiganin me vaj ose gjalpë. Qëroni bananet dhe i shtypni me piru.

Shtoni vaniljen, pastaj tërshërën, hurmet, arrat dhe kripën. Përzieni mirë masën. Masën vendoseni në një tigan të rrafsh dhe shtupeni me dorë mirë, për ta holluar

Sipër shtoni sasi të vogla të arrës ose kanellë. Piqni për rreth gjysmë ore, në një temperaturë prej rreth 170 gradë, vetëm derisa skajet të kthehen në të verdhë të artë.

Pasi të piqet ndajeni në formë sipas dëshirës.

MUND TË JU PËLQEJNË