Përbërësit:

20 krepa

2 filxhanë qumësht

1 lugëz ekstrakt vanilje

4 të kuq të vesë

1 filxhan sheqer

½ filxhan niseshte

1 lugë gjelle gjalpë

¾ filxhan krem djath

¼ filxhan djath mascarpone

2 filxhanë ajkë e ëmbël

4 lugë gjelle sheqer pluhur

2 lugëza ekstrakt vanilje

kakao

Përgatitja:

Hapi 1

Qumështin vëreni të vlojë. Në pikën e vlimit shtojani ekstraktin e vaniljes dhe lëreni të pushojë për 10 minuta.

Hapi 2

Vezët dhe sheqerin rrahini bashkë ne një enë e më pas shtojuni niseshtenë.

Hapi 3

Në nje enë tjetër rrahini djathërat bashkë me gjalpën.

Hapi 4

Në masën me vezë e sheqer, gradualisht shtoni qumështin e nxehtë duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që vezët të mos koagulojnë.

Hapi 5

Pas kësaj, tenxheren kthejeni në zjarr, ku do të zihet për afro dy minuta (derisa të trashet).

Hapi 6

Kremin e përgatitur bashkojeni me djathërat, rrahini mirë të gjitha që të homogjenizohen dhe vendoseni në frigorifer që të ftohet për të paktën 4 orë.

Hapi 7

Pas ftohjes, masën bashkojeni me krem shllagun/pananë e rrahur me ekstrakt vanilje dhe sheqer pluhur.

Hapi 8

Tani është koha që të bëni tortën.

Hapi 9

Në një enë vendoseni një krepë, lyejeni me kremin e përgatitur e mbulojeni me krepën tjetër. Vazhdoni kështu deri në shpenzimin e materialit.

Hapi 10

Pas kësaj, torten lëreni të ftohet në frigorifer për të paktën dy orë.

Hapi 11

Para servimit, spërkateni me kakao pluhur.

Hapi 12

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË