Lordana Zefi ka dhënë një intervistë për një portal zviceran ‘Hiphop.de‘.Reperja nga Ferizaji, ka folur për ndarjen nga Mozzik, planet e saj për 2020, producentat, vajzën Hanën dhe për albumin ‘King Lori’.

Muaj më parë u tha se Loredana është ndarë me reperin Mozzik. Këto ishin thashetheme deri në momentin kur reperi e bëri të ditur në media divorcin me Loredanën.

Nuk ka pasur ndonjë zenkë apo diçka e tillë që ka dërguar çiftin në një katastrofë, ndarja e tyre ka qenë normale. Ish çifti, kanë ende kontakt si shkak i vajzës së tyre, Hanës.

Tashmë Loredana, është singel pra nuk është në ndonjë lidhje dashurie dhe reperet e tjerë nga Gjermania po i vardisen, shkruan ‘Hiphop.de‘, transmeton GazetaBlic.Në këtë intervistë, 24 vjeçarja foli për ndarjen nga Mozzik, bizneset e saj dhe për thashethemet se tashmë ka filluar të flirtojë me reper tjerë.

“Unë isha e lumtur që Mozzik ishte me mua 365 ditë, njerëzit flasin për ju ndoshta e bën një fotografi me ju, kalon ditën me ju dhe pastaj në fund thotë se ka pasur diçka me ju, kjo nuk është me të vërtetë e mundur, sepse gjithmonë e kam pasur burrin tim me vete 365 ditë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Se çka ata flasin mua nuk më intereson sepse ata mendojnë se tashmë Loredana është e lirë dhe ne duhet ta bëjmë për vete atë.

Unë jam e lumtur kur isha me Mozzik, sepse ata më nderonin. Kurse tani është më ndryshe, shkoj diku, takoj disa reperë dhe ata sillen ndryshe’, tha Loredana duke treguar se nuk është në ndonjë lidhje të re dashurie edhe pse ka ngacmime nga të tjerët.

MUND TË JU PËLQEJNË