Po vazhdojnë të apelojnë që të mos bëhen lojëra me ndihma.

Shqiptarët në çdo anë janë mobilizuar që t’iu ndihmojnë atyre që kanë nevojë në Shqipëri.

Pasi tërmeti shkaktoi dëme të shumta, ata kanë nevojë për ndihmën e gjithësecilit, ndërsa po dhurohen pafund ushqime e veshmbathje.

Këngëtarja Eni Koci ka marrë iniciativë t’i ndihmojë disa raste, por ka shprehur shqetësimin, ngase në disa vende ku ka shkuar gjendja e banorëve ishte shumë e mirë.

“I lutem te gjitheve…Mos abuzoni ne kete lloj menyre. Kam shkuar ne 4-5 vende qe me kane shkruar dhe me kane prekur me mesazhet mirpo ishin shendosh e mire, shtepia pa asnje demtim. Ndihma duhet ti shkoj atyre qe kane vertet nevoj.! Te gjithe po japim gjithcka qe mundemi per tju ndihmuar. Faleminderit”, ka shkruar Eni.

MUND TË JU PËLQEJNË