Ka kaluar një vit që nga dita që dikush iu lut Taynës të bëjë hundën “sepse do ishte më mirë.”

Tani, duhet të përballet me një tjetër koment të pasjellshëm.

Një profil fals në Instagram, shkruajti nën foton e saj të fundit ku reperja shfaqet pa grim: “S’e kuptoj pse je kaq e shëmtuar,” dhe Tayna iu përgjigj ashtu si do t’i përgjigjej vetëm dikush që ka lexuar shumëlibra motivues.

“Unë s’jam miss, unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që më ka falur Zoti. Mua më pëlqen vetja, ta sugjeroj dhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty,” i kthehet Tayna, po në komente.

Dhe vërtet, vetëbesimi nuk vjen kurrë nga komplimentet e të tjerëve, por nga dashuria dhe pranimi i vetes.

Tayna e di, s’do të ishte keq sikur ta dinte dhe çdo profil fals në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË