“Ngjyra e kuqe”, është kënga, e cila ia hapi dyert për rrugëtimin e tij drejtë muzikës dhe me të cilën u bë kaq i dashur për publikun.

I vogli Florian Beqiri u bë pjesë e skenës muzikore që në moshën pesë vjeçare, ku mblodhi adhurues të shumtë rreth vetës, shkruan “Kosovarja”.

Floriani simpatik ndonëse me një vokal të jashtëzakonshëm u distancua nga muzika për një kohë të gjatë.

Ai tashmë është 19 vjeçar dhe ka ndryshuar shumë.

Hajde zemer” titullohet projekti i fundit i Florianit që e solli në bashkëpunim me Esttoni cili u lansua në dhjetor të 2018-së . E që nga ajo kohë më nuk u shfaq me ndonjë projekt të ri.

Mirëpo si duket Foriani i vogël ka vendosur të rikthehet me ndonjë projekt të ri

Është Lule Mustafa ajo e cila për herë të dytë po paralajmëron diçka të re për Florianin.

Ata së fundi u panë bashkë, sigurisht gjatë ndonjë xhirimi të prioduksioneve muzikore për festat e fund vitit , por s’përjashtohet mundësia edhe e ndonjë kënge në bashkëpunim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË