Me vokalin e saj të mrekullueshëm, Lule Mustafa ka arritur të depërtoj suksesshëm në tregun muzikor.

Ajo është ndër këngëtaret më të mira për interpretime live, çka e dëshmon talentin e saj nëpërmjet tyre, shkruan “Kosovarja”.

E vogla e motrave Mustafa po vazhdon ti sjellë publikut projekte të bukura dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqipe.

Ndërkohë po realizon edhe covera të këngëve të ndryshme, të cilat publiku po i pranon mjaftë mirë.


Së fundi bukuroshja ka realizuar coverin e këngës “Në krahët e tua do jem” me një interpretim mahnitës.

Me grim të rëndë e trenerka, Lulja shfaqet pranë pianos duke kënduar për publikun./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË