Kanë kaluar 12 vite që kur rrëmbeu kurorën e missit, por edhe sot Arbnora Ademaj vazhdon tu bëjë konkurrencë miseve tjera, shkruan “Kosovarja”.

Bukurinë, sharmin dhe çdo gjë tjetër Arbnora po i dëshmon me punën dhe përkushtimin e saj.

Jo rastësisht muaj më parë gjitha mediat vendore dhe ato turke ishin vërshuar me lajme rreth saj, pasi që modelja dhe prezantuesja ka fituar një rol për një nga serialet e reja në Turqi.

Mirëpo, Arbnora nuk po ndalet me kaq. Ajo po vazhdon ti sjellë publikut surpriza të pafundme.

Së fundmi, Arbnora është duke bërë një set të ri fotografik dhe nuk dihet se çfarë suprize do na sjellë.

Ajo çfarë na takon të bëjmë është të presim e të shohim suprizën e radhës nga e bukura Arbnorë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË