Siç mund ta dini, Tara Muharremi, e bija e ish çiftit Blero Muharremi e Teuta Krasniqi, është bërë e njohur qysh kur ishte në bark të nënës, shkruan “Kosovarja”.

Tares nuk i ka munguar asnjëherë vëmendja, e kjo sigurisht për faktin që është e bija e dy personazheve të njohur të jetës publike.

Sot, vogëlushja merret me muzikë e aktrim. Pak kohë më parë u tha se ajo së shpejti do ta ketë albumin e parë muzikor, që me gjasë do të jetë dhuratë e mirë për bashkëmoshatarët e saj, shkruan “Kosovarja”.

Sot, Tara feston ditëlindjen dhe në këtë përvjetor nuk i kanë munguar urimet më të përzemërta.

Bukuroshja e vogël është uruar edhe nga e fejuara e babait dhe bashkëshorti i nënës, me të cilët ka marrëdhënie të shkëlqyer

Duket sheshit se ajo ia kalon mirë me të dy, e madje ka raport shumë të afërt, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË