Në sezonin e verës së vjetme, me ardhjen e kurbetçarëve, 31-vjeçarja V., nga Gjilani, në një nga kafenetë e qytetit pa Galipin, djaloshin 40-vjeçar, që jetonte e punonte në Gjermani. Bukuroshes gjilanase i ra në sy ai, pasi që kishte veturë luksoze… Por, ç’ndodhi pastaj?, shkruan “Kosovarja”.

Ata u pëlqyen dhe Galipi kërkoi të fejohen dhe menjëherë të martohen. Ajo pranoi dhe muhabetin e hapën në familje. Babai pranoi dhe i tha ta thërrasë djaloshin bashkë me familjen për t’u njoftuar.

Ato ditë kishte lumturi dhe gëzim në familje. Por, V. ishte e çmendur pas një aktori në serialin e njohur turk “Dashuri e humbur”. Ajo aktorin e shihte në ëndërr dhe donte ta kishte e ta prekte…

Si e la burrin për “aktorin” turk?
Kaloi dasma e ceremonitë dhe V. e mori vizën dhe shkoi në Gjermani, bashkë me Galipin. Paraqitej në shtëpi në telefon dhe gjithçka thoshte se shkonte mirë.

Por, një ditë, teksa shëtiste në parkun që e kishte afër, papritmas e sheh “aktorin” turk. Në të vërtetë, ishte një turk që, vërtet, i ngjante aktorit që ajo e ëndërronte.

Një ditë tjetër e sheh po të njëjtin “aktor” dhe i lyhet pas. Ai nuk shkon shumë dhe ndalet në një kafiteri. Ajo hyn brenda dhe drejt e te tavolina e turkut, i cili pinte kafe në qendër të qytetit.

Dhe, ditë pas ditësh, V., pas tradhtive të shumta, një natë iku, duke e lënë Galipin me “gishta në gojë”, me vetëm një letër të shkruar, në të cilën shprehte ndjenjat që kinse gjithmonë i ka pasur për “aktorin” turk…

E vërteta ishte ndryshe…
Por, e vërteta ishte ndryshe: V-në autoritetet gjermane donin ta kthenin në Kosovë, meqë burri i saj nuk mund të bënte kurorë me të, pasi që ai kishte kurorë me një polake, e cila ishte e lindur dhe e rritur në Gjermani.

Polakja nuk ia jepte pëlqimin e shkurorëzimit, edhe pse kishte pesë vjet që nuk jetonin bashkë…

Dhe, që të bënte zgjidhje e të mos kthehej në Kosovë, gjilanasja në shpejtësi e bind “aktorin” turk që të martohen dhe ashtu edhe bëhet.

E, në verën që po vjen bëhet një vit që ata janë bashkë… D. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË