Jam nga Prishtina. U dashurova marrëzisht në fqinjin tim, Milazimin. Por, një ditë i erdhi fundi kënaqësisë sime që kisha me fqinjin timin, i cili ishte dyfish më i moshuar dhe kishte grua e fëmijë. Krejt kjo kur nëna më zuri me të në podrumin e banesës sonë, shkruan “Kosovarja”.

Sa shumë e dëshiroj edhe tash, ani pse jam larg tij, në Zvicër, fqinjin tonë, Milazimin, i cili, në një kohë, ishte shumë i dashur për mua, ani pse shumë më i vjetër se unë.

Ai e dinte çdo imtësi për ta bërë të lumtur një femër të re, siç isha unë aso kohe.

“I poshtër! Çka po i bën vajzës sime?! Zoti të marroftë!”, i bërtiti nëna ime Milazimit, kur na gjeti në podrum të banesës sonë…

Por, Milazimi vetëm uli kokën dhe doli jashtë, sikur t’mos kishte ndodhur gjë ndërmjet nesh…

Kur u ngritëm lart në banesë, nëna s’la gjë pa më thënë… Madje, më tha se më nuk do më lë as të dalë nga banesa…

Unë aso kohe isha njëzet vjeçe dhe dëfrimin me të e kisha bërë me vetëdëshirë.

Kot nëna ma qiti faqen e zezë në shesh. Ka mundur ta mbante si fshehtësi midis neve, të treve, e që ndoshta do e shijonte edhe ajo kënaqësinë me xha Milazimin, meqë ka dhjetë vjet që ishte pa burrë, sepse babai im e braktisi për një tjetër.

Fundja, zëri i keq që më doli, ishte si një reklamë për mua se jam meraklie. Nga ajo ditë, secili mashkull mundohej t’më bënte për vete…

Dhe, një paradite, në shtëpi erdhi një burrë, i cili kishte të veshura rroba pune dhe në dorë mbante një çantë të vjetër. Mu prezantua si mjeshtër i makinave larëse. Më tha se nëna ime e kishte ftuar ta riparonte makinën tonë.

Unë rrudha krahët, duke i thënë se nuk merrem me këto punë, ndërkohë që ia tregova banjën dhe i thashë se mund të kryente punën e vet.

Dhe, për çudi, në çast mu kujtua fqinji, Milazimi. E krahasoja me Milazimin dhe shumëçka kishin të përbashkët: moshën, deri diku edhe pamjen…

Dhe, fillova ta provokoja…
“Mjeshtër, këtu paska ujë!”, i thashë, teksa u ula me prapanicën lart.

Mora një leckë dhe fillova ta pastroja vendin ku ishte makina, jo pse më interesonte kjo, por doja ta provokoja deri në maksimum.

“Sa trup të bukur paske, moj engjëllushë!”, foli mjeshtri, i cili ma bëri të qartë se i pëlqeja.

Unë nuk reagova, sepse doja që aksionin ta ndërmerrte ai, në mënyrë që mos të konsiderohesha fajtore, për çdo rast.

Kur ai e pa se nuk po reagoj, filloi t’më afrohet edhe më afër. Dhe, kur u afrua krejt afërm meje, shpejt e shpejt më përthekoi për trupi dhe më puthi..

Dhe, pas ca lëvizjeve dhe mjeshtërive të lehta, më rrëmbeu të tërën, duke më puthur sikur një bishë e uritur.

Megjithatë, unë nuk ia fala shumë gjatë këtë kënaqësi, sepse kisha frikë mos do vinte nëna dhe do më qortonte njjsoj si atëherë me fqinjin, Milazimin…

Dhe, krejt në fund, në mendje e solla: Lum gruaja që e ka për çdo natë…

Pasi kemi kryer punë, unë dola në kuzhinë për t’i sjellë një pije. Në çast ra zilja, ku unë shkova me vrap për ta hapur derën, por paraprakisht u kujdesa që të dukem normale dhe jo sikur t’më kishte rrotulluar makina larëse në kazanin e saj me centrifugë.

Në derë ishte mami, e cila kishte përfunduar punën më herët dhe me habi shikonte këpucët e mëdha të një mashkulli.

“Kush është këtu?!”, më pyeti me habi.
“Mjeshtri i makinës larëse”, i thashë.

Mami m’u vërsul, duke më qortuar pse nuk e kisha lajmëruar se ka arritur ai…

“Ti ishe në punë dhe do e braktisje punën pse ka ardhur ky zhyllan?!”, i thashë me një gjuhë diplomatike, e cila e bindi se ky njeri nuk do më kishte ngacmuar fare… S. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË