Jam e martuar qe 25 vjet. Marrëzisht kam rënë në dashuri për herë të parë, por jo me bashkëshortin tim, shkruan “Kosovarja”.

Sapo i kam mbushur 55 vjet. Im burrë është paksa më i vjetër se unë. Viteve të fundit ai ka pasur disa probleme shëndetësore dhe nuk kemi mundur të kënaqemi në shtrat. E, unë kisha nevojë për intimitet…

Një ditë shefi im më nisi në një kurs për trajnim në Prizren. Duhej të qëndroja tri ditë larg shtëpisë. Dhe, mu ato ditë e gjeta kënaqësinë në dashuri.

Në mbrëmje zbrita në restorantin e hotelit ku flija dhe, teksa pija kafe, një mashkull, i cili edhe ai ishte po në të njëjtin trajnim, mu afrua. Dhe, pasi më përshëndeti, më tha se a ka mundësi t’më bënte shoqëri.

Me moshë ishte paksa më i ri se unë, por jo edhe aq. Dhe, pas nja dy orë bashkë, mu duk sikur e njihja shumë kohë më përpara.

E, kur u ngritëm që secili të shkojë në dhomën e vet, ai mu lye pas. Pa më pyetur fare hyri në dhomën time, mu në momentin kur e hapa derën.

Atë natë flemë bashkë dhe bëmë dashuri pothuajse deri në mëngjes. Ishte intensiv, i mrekullueshëm…

Ditën tjetër, teksa po ndaheshim, sepse erdhi koha që të kthehesha në Prishtinë, në mbrëmje, veç u përqafuam. Por, në ndarje i shkëmbyem numrat e telefonit…

Dhe, që nga dita tjetër filluam të bisedojmë me mesazhe…

Është pak vështirë për mua që të gjej arsye që të shkoj edhe herë tjetër te ai në Prizren, por po mundohemi që lidhjen ta ruajmë me mesazhe…

Shkurt e shqip: kemi rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Bashkëshortja e tij e ka zbuluar tradhtinë, por ajo është shumë e hapur dhe nuk e ka problem.

Edhe bashkëshorti im e kuptoi se diçka po “zihet” me mua, por vetëm më tha që të mos komunikoja më me të…

Tash kam mbetur në udhëkryq: marrëzisht jam dashuruar në të, por, në anën tjetër, më dhimbset burri im, i cili nuk është fajtor pse i ka rënë dëshira për të seks me mua. Ai më do si në ditët e njohjes sonë, por ka probleme shëndetësore dhe nuk po mund ta arrijë kulmin e kënaqësisë…

Dhe, kështu, si po ndihem tash, jam shumë keq. Nuk di si do të vjen puna… D. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË