Pse joshje e errët? Ja si e shpjegon astrologja.

‘E shtunë data 11 dhe e Djelë 12 janar 2020 dhe jemi akoma nën ndikimin e eklipsit hënor në Gaforre. Ndërkohë Aferdita në Ujor është afër me asteroidin Circe. Astrologjikisht Kirki është një pikë e hartës sonë astrologjike që tregon një joshje magnetike dhe një moment të mistershëm ku mund të humbim apo të shpëtojmë. Afërdita në Ujor është nën ndikimin e një joshjeje të mistershme. Sot do kemi:

1. Fiksim të kënaqim pasionin 2.Do bëhemi pak njerëz shpellash me qëllime të ërrta 3.Do na udhëheqin instiktet e ulta 4.Ndikim tek shijimet e lehta. Sot mund të joshim rreth vetes ata që ushtrojnë një ndikim të madh por me qëllime të errta ndaj nesh.Joshje e errët’ ka shpjeguar Meri Shehu.

Dashi
Në një ambjent shoqëror do ju prezantojnë dikë që do ju rrëmbej zemrën dhe do ju fus në një botë të mistershme por jo të qartë për ju

Demi
Një person që ka pushtet mbi ju por që është edhe i pushtetshëm në punën e tij do ju mbushi mendjen të bëni një punë për të apo t’ju mbushi mendjen të merrni një përgjegjësi që nuk ju del mirë

Binjaket
Do ndërmerni një udhëtim duke u nisur nga ndikimi që do ketë mbi ju dikush që pretendon se ju plotëson shpirtërisht. Do kuptoni që do jetë veç kënaqësi fizike apomanipulim ekonomik

Gaforrja
Do joshni dhe do manipuloni njërzit me të cilët punoni duke treguar një fytyre më të bukur se zakonisht. Tendencat janë të fitoni terren në përditshmëri. Do keni një njohje në punë një femër që ju josh mistershëm

Luani
Kujdes në bashkëpunime apo në marrëveshje ditën e sotme. Do keni përball persona që do kenë ndikim të fortë duke ju bërë vegël për momentin. Do keni një martes ndoshta nën presionin e joshjes

Virgjeresha
Sot dhe deri të hënën duhet të krijoni kushtet e duhura që të merrni një informacion shumë të rëndesishëm që do ju vlej shumë në çështjet apo humbjet ekonomike por edhe në jetën personale

Peshorja
Ju futet dikush sot në jetën tuaj erotike që do ju tundi themelet e egzistencës së deri tanishme. Do rendi si të vërbër pas kësaj njohje apo femre

Akrepi
Në shtëpine tuaj sot do futet dikush që do ushtroj një ndikim shumë të madh duke ju bërë të ndjeheni të dashuruar apo ta lëshoni veten tuaj në kërkesat e tij ose asaj

Shigjetari
Mund ta përdorni këtë dy ditësh per te joshur të tjerët apo për të përçuar idetë tuaja apo publicitetin e mesazhet tuaja. Do gjeni përgjigje pozitive edhe në rastet kur ju kanë refuzuar në dashuri

Bricjapi
Mund të keni një rezultat të mirë ekonomik apo financues këtë dy ditësh duke u bazuar në tendencën tuaj për të fituar duke përdorur manovra shumë joshëse

Ujori
Do keni ditë të kendshme ku do jeni shumë të elektrizuar erotikisht dhe me dëshirën për të bërë lidhje pasionante apo takime erotike e manipuluese ekonomike

Peshqit
Lidhje të fshehta marrëveshjet të fshehta. Do jeni nën ndikim të fortë instiktive por do keni kujdes të mos bëheni prerja e dikujt. Do tradhëtoni një ideal por do jetoni një moment shumë emocional

MUND TË JU PËLQEJNË