Në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin ka qenë dhe astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimin e saj për pandeminë e koronavirusit. Meri Shehu është shprehur e sigurt se ky virus nuk do të zgjasë shumë. Sipas saj, nuk do të gjendet një diagnozë e saktë, por një kombinim ilaçesh.

“Kjo nuk ka ardhur papritur, se kjo ka ndodhur në 2019 faktikisht, papritur na erdhi ne këtu në Shqipëri dhe menduam se e keqja nuk vjen nga Kina këtu.

Por 2019 pati një lidhje planetare midis Jupiterit dhe Neptunit, që disa gjëra nuk shpjegoheshin, edhe kjo epidemi nuk ka një bazë shpjegimi konkrete, kështu që dhe një ilaç konkret nuk ka.

Unë si astrologe them se nuk do zgjasë shumë, ky është një parashikim i imi. Shkon disa javë dhe ashtu siç është shfaqur papritur, ashtu edhe do zhduket papritur. Ajo që unë them si astrologe është se një diagnozë të saktë nuk do ta ketë, ndoshta do ketë kombinime ilaçesh, por ajo do iki si pas qejfit të vet.

Erdhi sipas qejfit të vetë për një arsye, do iki sipas qejfit të vet, por e sigurt është që do iki. Unë jam optimiste, se nuk do na marrë shumë kohë. Duket se është një virus pak arsenik, burrëror se gratë i do dhe meshkujt nuk i do,”- është shprehur Meri Shehu.

MUND TË JU PËLQEJNË