Astrologja e njohur meri Shehu ka dhën parashikimin e saj për ditë e sotme 3 shkrut 2020.

‘Sot e hënë 3 Shkurt dhe planeti i Hënës është në orët e fundit në shenjën e Demi. Në mesdite do futet në Binjak. Hëna në Dem është në pozicion të fuqishëm por këto orët e fundit ndodhet nën ndikimin e Yjësisë së Pleiadheve.

Yjesia e Pleiadhele lidhet me Mitologjinë e motrave që qajnë. Me hënën në këtë pozicion është e pasigurt siguria ecuria ekonomike dhe qëllimet sentimentale.

Gradët e fundit të Demit lidhen me lotët dhe dhimbjen në përgjithësi dhe nën ndikimin e Pleiadheve e vështirëson me shumë ecurinë’ ka shkruar në postimine saj Meri.

Dashi: Duhet të jeni më të vëmëndshëm sot në çështjet tuaja personale dhe në investime apo në diskutime për çështjet ekonmike

Demi: Një çështje familjare apo personale do ju shqetësoj dhe ndryshimet apo vendimet që keni marrë mund të rezultojnë të dhimbshme

Binjaket: Jeni në pritje të hënës në shenjën tuaj dhe kjo do ju marri pak kohe sa ta merrni veten nga ndonje lajm jo shumë i këndshëm apo nga disa orë jo shumë të favorshme

Gaforrja: Do keni një përballje të një refuzimi në veprimtarinë tuaj që do ju ndërlikoj shumë shpirtërisht dhe psikologjikisht në ditën e sotme

Luani:Një çështje familjare apo biznesi familjar nuk do jenë shumë të favorshme prandaj duhet të veproni me kujdes dhe me maturi edhe në marredhënie me njerëz të afërt

Virgjeresha: Sot një çeshtje që lidhet me ligjin apo dikë që ndodhet jashtë do ju preokupoj dhe ndoshta do nxirrni pak lot dhe pak melankoli

Peshorja: Një ditë e rëndësishme kjo për çeshtjet tuaja personale. Shpresojmë të mos i jepni fund një lidhjeje apo një marrëdhenie

Akrepi: Një bashkëpuntor apo një partner në çift do ju lodheni disi sot duke ju bërë të merakoseni më shumë për këtë marrëdhënie. Por e rëndësishme është që ju do ndryshoni drejtim

Shigjetari: Një çështje pune do ju preokupoj edhe ju dhe ndodhta do ndjeheni se diçka nuk po shkon si duhet në një biznes apo punë që sapo keni filluar

Bricjapi: Dashuria dhe jeta personale do kenë shumë rëndësi sot pasi dikush që ju do do ju lutet apo do bëjë gjëra që do ju prekin shume

Ujori: Një çështje e rëndësishme që lidhet me udhëtimet kontaktet me jashtë apo ndonjë çështje ligjore do ju preokupoj në ecuri dhe ndoshta sot do ta ndjeni më shumë

Peshqit: Nje takim interesant sot me nje femër do jetë i rëndesishëm për ju por kryesisht ju do jeni ata që do përpiqeni të drejtoni ngjarjet apo situatat .Ju pret një udhëtim

MUND TË JU PËLQEJNË