Pas votimit të qeverisë së re në krye me Albin Kurtin, ka reaguar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Kosnett ka uruar përmes një shkrimi në Twitter për formimin e Qeverisë së re. Tutje, ai ka thënë menzi që pret që të punojë me të gjitha institucionet e reja.

“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, ka shkruar Kosnett.

MUND TË JU PËLQEJNË