Teksa prisja autobusin me linjën 4, e që shkon për në Gërmi, në stacionin afër Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, disa të rinj ngacmonin vajzat, por edhe femrat tjera të reja, duke vënë në thumb kritike veshjet e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Por, njëri ndër ta, e që dukej paksa më i lazdruar, teksa kalojnë dy gra me moshë rsreth 45 vjeçe, i drejtohet më të bukurës me fjalët:
“Inxhe, sa është sahati?”.

Ajo pasi ndalet, e shikon me një qeshje të lehtë dhe nxjerr nga çanta telefonin dhe e shikon orën.

“2 e 16 minuta”, i thotë ajo.
“Faleminderit inxhe dhe lum burri që të paska!”, ia kthen ai në shenjë falënderimi.

Gruaja e edukuar dhe e kulturuar e shikon shoqen dhe ia bën me shenjë që të nisen, sepse nuk dëshironte të vazhdonte tutje muhabetin me të riun.

“Ah, po bajat ta bëri!”, ia ktheu shoku-shokut.
“Jo more bajat, por e nokautoi!”, ndërhyri tjetri.
“Se a mos priste Memli ta puthte ajo, a?!”, ndërhyn njëra nga vajzat e pranishme.

“Pse jo, a i keq është Memli, a?”, hyn në muhabet vajza e dytë.
“Jo i keq, por ajo ishte divë për Memlin e Memli nuk ka kaçik për diva!”, flet i treti dhe ia plas gazit.

Dhe, fjalë pas fjale vjen autobusi dhe ata para e unë prapa hyjmë në autobus dhe zëmë vend aty ku kishte karrige të zbrazëta.

Në autobus të rinjtë tashmë marrin muhabet tjetër, se konduktori u kërkon të holla për biletë dhe secili duhej “të kruhej” nga pak, siç thanë ata. I. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË